Vendosni fjalën kyçe....

Facebook censuron Kardinalin meksikan, akuzoi Bill Gates-in dhe vaksinat anti-Covid 19


Një kardinal meksikan është censuruar nga Facebook pasi pretendoi se pandemia Covid-19 është pjesë e një ‘komploti të rendit të ri botëror’ dhe duke thënë se vaksinat kundër sëmundjes përmbajnë mikroçip satanik.

Kardinali Juan Sandoval Iniguez pohoi në një video në platformën e mediave sociale se vaksinat për të luftuar përhapjen e koronavirusit përmbajnë ‘shenjën e bishës’.

Në një video të titulluar ‘Komplot i një rendi të ri botëror’, e cila u publikua në 12 Janar, 87-vjeçari pretendoi se pandemia do të vazhdojë për disa vite të tjera.

“Kjo pandemi nuk do të mbarojë për një muaj apo dy muaj, mbase jo këtë vit, mbase jo për tre, katër, pesë, gjashtë vjet. Kjo është ajo që këta duan”, tha ai.

Sandoval akuzoi Bill Gates, duke thënë se themeluesi i Microsoft i ka dhënë vetes atributet e një ‘profeti’ duke parashikuar shpërthimin e sëmundjeve vdekjeprurëse.

“Rezulton, rastësisht, që një laborator në Atlanta, ku Bill Games është një dhurues, ​​ka një mikrob në lisë, kështu që ne jemi të përgatitur për këtë pandemi të re,” tha ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *