Vendosni fjalën kyçe....

Fejesa e paralajmëruar mes shqiptares dhe turkut në Mamurras, Kryeministri tashmë lidhës kurorash (Video)


Në inaugurime ndërtimesh, projektesh infransturukturore apo edhe rindërtime mund ta gjeni kudo kryeministrin në këto ditë, por tani duket se do marrë pjesë edhe në gëzime familjare.

I tillë ishte rasti ditën e sotme ku gjatë inspektimeve në Mamurras të procesit të rindërtimit kishte planifikuar që të shkonte edhe në rastin e një gëzimi familjar.

Rasti i fejesës së një shtetasi turk me një shqiptare duket se nuk ka qenë rastësi dhe t’i ketë rënë në vesh Kryeministrit gjatë inspektimeve në Mamurras ku kompanitë turke po ndërtojnë banesat e rrëzuara nga tërmeti i vitit 2019.

Pasi e paralajmëroi disa ditë më parë se punonjësit turk që punojnë në Kurbin do fejohen me vajza shqiptare “për çudi” ditën e sotme Rama shkon dhe bekon fejesën e çiftit turko-shqiptar.

Mamurras, Kurbin – Në kantierin e shkollës së re që po rilind më e madhe, më e bukur e më e fortë dhe më pas, në ceremoninë e një fejese të plazmuar në kantierin e lagjes së re të Laçit, mes Eldës, vajzës nga Mamurrasi dhe Burakut, djalit nga Stamboll”- shkruan Rama.

Me buqetë në duar kryeministri hyri në familjen ku po zhvillohej ceremonia ndërsa babi i dhëndrit tha se në prezencë të kryeministrit “kërkonte dorën e vajzës”.

Gazeta BILD pak ditë më parë e quajti Ramën “ndërtues urash” në dialogun mes Turqisë dhe Greqisë, ne mund ta quajmë “lidhës kurorash” në çiftet mes shtetasve shqiptarë dhe turkë.

Pjesë nga biseda:

Rama: E meritoni juve buqetën, meqë jeni nusja.
Rama: Mendoja se djali do të martohej me një vajzë turke, por qenka shqiptare.

Babai i djalit: Në prezencë të zotit kryeministër, kërkoj dorën e gocës.

Qeshin të gjithë të pranishmit në ceremoni

Rama: Unë erdha vetëm që ta shoqëroja. Këtë llokumin e parë do t’ja japësh vjehrrës. Se është shenjë e mirë.
Rama-dhëndrit: Çfarë ke studiuar?
Dhëndri: Inxhinieri ndërtimi
Rama-nuses: Po juve?
Nusja: Arkitekturë në Stamboll
Të trashëgoheni, çdo të mirë e mbarësi. Edhe një këshillë kam unë. Mos i harroni kurrë prindërit.

Dhëndri: Shumë faleminderit!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *