Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet fosili spektakolar i peshkaqenit dy metra që shëtiti detet 150 milion vjet më parë (FOTO)


Një fosil i pabesueshëm i një peshkaqeni 8 metra të gjatë, që do të jetë endur në oqeanet e Tokës rreth 150 milion vjet më parë, është zbuluar në Gjermani nga paleontologët.

Ekspertët nga Universiteti i Vjenës gjetën një skelet të ruajtur mirë të peshkaqenit antik Asteracanthus, në gurët gëlqerorë në Bavari. Rajoni i famshëm i gurit gëlqeror u formua në një peizazh lagunor tropikal-subtropikal rreth 150 milion vjet më parë.

Skeleti pothuajse i plotë tregon se Asteracanthus ishte i gjatë 2 metra, një nga peshkaqenët më të mëdhenj të kohës së tij, shkruan Daily Mail.

Brenda skeletit kishte më shumë se 150 dhëmbë, duke bërë që autori kryesor i studimit Sebastian Stumpf të thoshte se ka të ngjarë që ky të ishte një nga peshkaqenët më mbreslënës të periudhës së tij. Peshqit kërcorë, të cilët përfshijnë dhe peshkaqenët, janë një nga grupet më të suksesshme ende gjallë, shpjegoi ekipi nga Vjena.

Për shkak të zëvendësimit të dhëmbëve gjatë gjithë jetës, dhëmbët e peshqve kërcorë janë ndër gjetjet më të zakonshme të fosilëve të vertebrorëve për paleontologët.

Ruajtja e një skeleti të fosilizuar të një peshkaqeni kërkon kushte të veçanta dhe gurët gëlqerorë Solnhofen sigurojnë mjedisin e duhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *