Policia greke ka arrestuar në Kakavijë një shqiptar të shumëkërkuar, i cili po tentonte që të hynte në shtetin helen.
I arrestuari, identiteti i te cilit nuk dihet, kishte kaluar doganën shqiptare.
Nga verifikimi ne sistem, ai rezulton i kërkuar nga policia italiane për trafikimin e një sasie të droge për të cilën është dënuar me 2 vjet heqje lirie dhe 5000 euro gjobe.