Interi kryeson me rezultatin 2-0 supersfidën e mbrëmjes në Serie A ndaj Juventusit.
Zikaltërit e gjetën rrugën e rrjetës në minutën e 12 me Arturo Vidal e me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Me fillimin e së dytës, milanezët shënuan edhe një gol tjetër me Barela në minutën e 52-të dhe tashmë janë shumë pranë fitores tejet të rëndësishme.
Një fitore sot do e barazonte Interin me Milanin në krye të renditjes edhe pse kuqezinjtë e luajnë nesër ndeshjen e tyre, në transfertë ndaj Kaljarit duke pasur mundësinë të rishkëputen.
Ndërsa për Juventusin humbja do e largonte edhe më shumë nga objektivi për titullin kampion.