Vendosni fjalën kyçe....

Kompania indiane që prodhon vaksinën Covid-19 jep dëmshpërblim për ata që kanë efekte anësore, por ka një kusht


Bharat Biotech, një firmë farmaceutike indiane që prodhon vaksina Covid-19 dhe vaksina e së cilës po përdoret si mjet imunizimi në mbarë vendin, ka premtuar të paguajë të holla për ata që vuajnë efekte anësore serioze nga ilaçi.

Covaxin e Biotech është një nga dy vaksinat që kanë marrë miratim emergjent në Indi. Covishield, një vaksinë e bazuar në formulën AstraZeneca / Oxford, po administrohet gjithashtu në fushatën e imunizimit në mbarë vendin, fushatë që nisi të shtunën.

Në një deklaratë, Biotech tha se do të paguajë dëmshpërblim për marrësit e vaksinës së saj që përjetojnë ‘efekte serioze të padëshirueshme’, me kusht që episodi shëndetësor ‘të provohet të ketë lidhje shkakësore me vaksinën’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *