Vendosni fjalën kyçe....

“Liri, liri” – Mijëra holandezë protestë kundër karantinës në Amsterdam (Videot)


Mijëra protestues anti-karantinë dolën në rrugët e Amsterdamit, duke dënuar masat kufizuese kundër koronavirusit. Grumbullimi i paautorizuar u përballe me reagimin e ashpër të policisë.

Protestuesit kundër bllokimit u mblodhën të dielën në qendër të kryeqytetit holandez, pavarësisht se nuk morën autorizimin për tubimin nga autoritetet.

Protestuesit, të cilëve kryesisht u mungonin maskat e fytyrës dhe nuk respektonin saktësisht rregullat e distancimit shoqëror, dënuan masat kufizuese të koronavirusit, duke mbajtur parulla me shkrim ‘Liri: ndaloni këtë bllokim’ dhe duke brohoritur parulla të tilla si ‘Çfarë duam? Lirinë!’.

Ndërsa Holanda fillimisht ishte më e ngadaltë se disa vende për t’iu përgjigjur pandemisë, ajo u kthye në kufizime më të ashpra në dhjetor ndërsa rastet e Covid-19 u rritën.

Tubimi u prit me një prani të fortë të policisë. Policia kërkoi që protestuesit të shpërndaheshin, por turma nuk arriti të bindej, me disa protestues që qëlluan me sende të ndryshme e fishekzjarre. Policia nga ana e saj përdori makinat ujëhedhëse.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *