Një aksident me pasojë vdekjen e një të miture ka ndodhur në Tiranë.
Një mjet ka përplasur 10-vjeçaren në rrugën Njazi Meka në kryeqytet.
E mitura ka ndërruar jetë në spital nga plagët e marra.
Ndërkohë policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit me iniciale A.G.
“Më datë 17.01.2021, rreth orës 12:30, në rrugën “Njazi Meka”, mjeti me drejtues A. G., ka aksidentuar këmbësoren e mitur me iniciale A.P., 10 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.4, për veprime të metejshme.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-njofton policia.