Në barazim ka përfunduar sfida mes Liverpulit e Mançester Junajtid në Premierligë.
Pas këtij rezultati kreu mbetet i pandryshuar me Mançester që kryeson i ndjekur nga Lesteri e Liverpuli.
Kampionati anglez ka mbërritur në mesin e rrugës së tij ndërsa deri tani gara për titullin kampion është e hapur me disa ekipe që pritet ta synojnë atë.
Përveç treshes së kreut, në garë duket të jenë edhe Totenhemi, Mançester Siti e Evertoni sado që deri në fund pritet të mbesin dy ekipet e Mançesterit, Totenhemi e Liverpuli.