Vendosni fjalën kyçe....

Navalny arrestohet pas mbërritjes në Rusi


Aktivisti i opozitës ruse Navalny, është ndaluar në kufi pas kthimit në Rusi.

Navalny ndodhej prej pesë muajsh në Gjermani ku u trajtua pas sëmundjes që pësoi teksa ishte duke fluturuar nga Tomsku drejt Moskës gjatë verës.

Sipas mjekëve rusë, ai vuante nga një çrregulli metabolik. Navalny është ndaluar nga oficerët e kufirit, pohoi Shërbimi Federal i Burgjeve Ruse.

“Oficerët e departamentit të hetimeve të zyrës së Moskës FSIN [Shërbimi Federal i Burgjeve] kanë ndaluar në Aeroportin Sheremetyevo, Alexey Navalny, i cili është në kërkim që prej 29 Dhjetorit 2020, për shkelje të shumta.” – thuhet në deklaratën e autoriteve. Ai do qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të gjyqit ndaj tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *