Partia Demokratike e Vaut të Dejës ka denoncuar abuzimin me fondet në tendera të kësaj bashkie lidhur me projektin e rindërtimit të një shkolle.
Në një deklaratë nga selia blu e Vaut të Dejës, Sekretari i PD-së të kësaj bashkie Gentian Ndoi thotë se 400 milionë lekë është shuma që Bashkia ka akorduar për rindërtimin e një shkolle e cila vetëm 5 vite më parë është rikonstruktuar me fonde amerikane.
“Skandal i ri ne Bashkinë e Vaut të Dejes: Vidhen rreth 400 milionë lekë me tendera dhe projekte për rindërtimin e një shkolle, e cila është ndërtuar 5 vjet më parë me fonde amerikane. Sekretari i Dëgës së PD në Vaun e Dejës, Gentian Ndoi deklaratë për mediat”-thuhet në përshkrimin e Partisë Demokratike.