Vendosni fjalën kyçe....

Premtimi i Biden për lehtësimin e politikave të azilit, mijëra emigrantë nxitojnë drejt kufirit të SHBA-së (Video)

Karvanët me mijëra migrantë të Amerikës Qendrore thuhet se po ecin drejt kufirit meksikan gjatë rrugës për në SHBA, ku ata presin të gjejnë politika më miqësore pasi presidenti i zgjedhur Joe Biden të marrë detyrën javën e ardhshme.

Rreth 7,000 deri në 8,000 migrantë kanë hyrë në Guatemalë nga Hondurasi vetëm ditën e kaluar, njoftoi Reuters, duke cituar autoritetin e imigracionit të Guatemalës. Pamjet video tregojnë mijëra njerëz që kalojnë me forcë përmes një kordoni policor ndërsa kalojnë kufirin për në Guatemala.

Dy grupe migrantësh me më shumë se 5,000 njerëz po nxitojnë drejt SHBA-ve, përfshirë atë që ka shkelur tashmë kufirin e Guatemalës, tha të shtunën Komisioneri i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA, Mark Morgan, në një intervistë për Fox Neës.

Biden, i cili është planifikuar të inaugurohet në 20 janar, ka thënë se ai planifikon të prezantojë menjëherë një projektligj të ri për ëmigracionin.

Plani i tij i emigracionit, raportuar nga Los Angeles Times të premten, thuhet se përfshin dhënien e shtetësisë për 11 milionë të huaj të paligjshëm të cilët tashmë jetojnë në SHBA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *