Kompania ajrore amerikane, Delta, u ka hequr të drejtën e fluturimit nëpërmjet linjave të saj të gjithë atyre që thërritën kundër senatorëve republikanë Mitt Romney e Lindsey Graham gjatë një fluturimi.
Drejtori i përgjithshëm i kompanisë Delta, Ed Bastian, njoftoi gjatë fundjavë ndalimin e fluturimit për ta së bashku me masat e tjera të sigurisë që u vendosën pas sulmit të Kapitolit në SHBA javën e shkuar.
Të dy, Romney dhe Graham, ishin shënjestra e mbështetësve pro-Trump në aeroporte në videot virale të fundit, ku ata u kritikuan për mosmbështetjen e Donald Trump në fushatën e tij për parregullsitë në zgjedhjet në disa shtete amerikane.