Vendosni fjalën kyçe....

U kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në Devoll 35 vjeçari


Një 35-vjeçar është arrestuar në Devoll pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm me qëllim dhënien e ndihmës për kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme kundrejt fitimit drejt vendeve të BE-së.

Shtetasi me iniciale M.L banues në fshatin Bulgarec u kap në fshatin Vishocicë të Devollit me 13 emigrantë në mjetin kamioncinë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në bashkëpunim me shërbimet e “Frontex”, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. L., 35 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.

Shtetasi i mësipërm u kap nga forcat e Policisë, në fshatin Vishocicë, Devoll, duke transportuar me një mjet tip kamionçinë 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme”-thuhet në njoftimin e polcisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *