Katër persona kanë humbur jetën në vend lidhur me Covid-19.
Nga 2343 testime të kryera së fundmi janë gjetur 292 raste të reja me koronavirus.
Sipas njoftimit zyrtar, viktimat janë 1 qytetar nga Durrësi, 1 nga Kavaja, 1 nga Rrogozhina e 1 nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.
Në katër spitalet covid në Tiranë janë shtruar 282 pacientë, nga të cilët 25 janë në terapi intensive me 6 të intubuar.