Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç


Arrestohet kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiç dhe katër punonjës të tjerë të administratës.

Gazeta Vijesti shkruan se pesë persona janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë Themelore të Shtetit (ODT) në Ulqin, duke përfshirë këtu edhe kryetarin e Komunës së Ulqinit.

Të arrestuarit e tjerë janë:

-Sead Osmanović, Sekretari për Financat e Komunës së Ulqinit dhe Shefi i Bordit Komunal (OO) të Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) në Ulqin;

-Mustafa Gorana, Sekretar për Shërbimet Komunale dhe Mbrojtjen e Mjedisit;

-Saubih Mehmeti, Drejtor i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit;

-Milazim Mustafa, Sekretar i Policisë Komunale dhe ish-Kryetar i Asamblesë Komunale të Ulqinit.

Sipas gazetës Vijesti, ata u arrestuan nën dyshimin se kanë bërë punësime partiake. Sipas të njëjtit informacion, prokuroria i akuzon ata për pakujdesi në punë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *