Një person është dhunuar nga punonjësi i një kompanie ndërtimi në Lezhë.
Ngjarja është denoncuar nga kreu i Forumit Rinor të PD-së në Lezhë, Albert Loçi.
Sipas tij, qytetari Koço Kapedani është dhunuar nga punonjësit e firmës së kontraktuar nga kreu i Bashkisë.
Ai denoncon se kompania në fjalë ka shkatërruar disa lagje të Lezhës dhe tashkë ka filluar të dhunojë qytetarët lezhjanë.
“Qytetari Koço Kapedani,rrihet nga punetoret e firmes se kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro, per “kryerjen e punimeve” dhe per dhunimin e qytetareve. Mire se kjo firme ka disa muaj qe e ka shkatrruar Lezhen dhe lagjet e saj(Beselidhja,Gurra) dhe nuk mban pergjegjesi per afatin e kryerjes se punimeve,por tashme ka filluar te dhunoje dhe qytetaret Lezhjane. Institucionet heshtin,drejtesia fle gjume ndersa Bashkia Lezhe e ka mendjen te vjedhe qytetaret e saj.” – shkruan Loçi në Facebook.