Kryeministri Rama ka ironizuar zgjedhjen e Mark Markut si drejtues politik i PD-së për Qarkun Lezhë.
Në një postim në Instagram, kreu i qeverisë ka postuar një video ku Marku gjatë një debati në emisionin ‘Opinion’ i drejtohet deputetit socialist duke i thënë:
“Do të hedh këtë shishen në kokë. Do ta mbyll gojën me forcë. Mos ha m*t ma. Kaq.”
Rama e shoqëron postimin me diçituren: “Presor gazetarit dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…p.”
Marku u emërua sot si drejtues politik i PD-së në Lezhë për zgjedhjet e 25 prillit ndërsa ëshë njëherazi anëtar i Komisionit të Përzgjedhjes së Kandidatëve për deputet për zgjedhjet.