Vendosni fjalën kyçe....

“Do të rishkruajnë historinë”- Egjipti zbulon arkivolet 3000-vjeçare


Egjipti ka bërë një zbulim të ri të rëndësishëm arkeologjik në nekropolin Saqqara në jug të Kajros, ku përfshihen 54 arkivole prej druri.

Tempulli funeral i Mbretëreshës Neit u zbulua gjithashtu pranë piramidës së burrit të saj, mbretit Teti tëdinastisë së 6-të të Egjiptit.

Lajmi u bë i ditur nga arkeologu i njohur Zahi Hawass, i cili kryesoi misionin arkeologjik.

Arkivolët ose sarkofagët siç quhen ndryshe, janë të parët që datojnë që nga Mbretëria e Re që gjenden në Saqqara, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Të gdhendur në formë njerëzore dhe të pikturuar me ngjyra të ndritshme, shumë prej tyre janë ende të paprekura.

U gjetën edhe lojëra antike, statuja dhe maska. “Të gjitha këto zbulime do të rishkruajnë historinë e Saqqara-së dhe Mbretërisë së Re.”- tha Hawass, citon Reuters.

Zyrtarët janë të etur për të treguar artefaktet e zbuluara rishtas ndërsa përpiqen të ringjallin numrin e vizitorëve, pasi industria e turizmit mori një goditje të fortë gjatë pandemisë së koronavirusit. Numri i turistëve që vizitojnë vendin ra në 3.5 milionë vitin e kaluar nga 13.1 milionë që kishin qenë në vitin 2019.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *