Vendosni fjalën kyçe....

“Edhe ne kemi zemër” – Hajdutët pendohen që i vodhën makinën gruas së sëmurë dhe ia kthejnë


“Edhe ne kemi zemër. Na vjen keq, nuk e dinim për gjendjen tuaj. Na vjen keq përsëri, hajdutët.”- ky është mesazhi që lexohet në letrën e lënë në sediljen e pasme të një makine speciale të përshtatur për persona me nevoja të veçanta. Kështu shkruan La Stampa.

Automjeti ishte vjedhur ditët e fundit në parkingun e spitalit Di Venere në Bari, por u gjet përsëri të shtunën pasi mesa duket hajdutët ishin penduar për vjedhjen.

Makina i përket familjes së një gruaje nga Bari, Maria Elena Barile Damiani, 56 vjeç, e cila vuan nga skleroza e shumëfishtë.

Automjeti është i pajisur me një karrocë dhe platformë për transportimin e personave me nevoja të veçanta.

Vajza e saj Rita, sapo ishte informuar për vjedhjen nga prindërit e saj, bëri një postim në rrjetet sociale lidhur me ngjarjen.

“Vendosni një dorë në zemër dhe na e ktheni përsëri”- shkruante ajo duke treguar historinë e nënës së saj dhe sëmundjes së vështirë.

Postimi i saj u bë viral dhe mesazhi arriti deri tek hajdutët, të cilët ishin prekur nga fjalët e saj dhe e kanë kthyer makinën përsëri, sëbashku me mesazhin të lënë në sediljen e pasme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *