Qindra emigrantë nga Hondurasi janë përplasur me ushtarët e Guatemalës që përdorën shkopinjtë, pasi një karvan i madh theu kufirin e vendit gjatë rrugës për në SHBA.
Video nga skena tregon emigrantë që dëshpërimisht përpiqen të shtyjnë një formacion ushtarësh që bllokojnë një rrugë afër fshatit Vado Hondo në Guatemalën lindore. Një grup i madh arrin të thyejë radhët, megjithatë, ushtarët me shkopinj kapin shpejt shumicën e tyre dhe i rrahin përsëri.
Tre grupe me rreth 3,000 njerëz secili arriti të kalonte kufirin e Guatemalës nga Hondurasi të premten natën dhe të shtunën, duke shtyrë vijat e policisë dhe rojet e kufirit. Ata më pas formuan një karvan, duke shpresuar të kalonin në Meksikë dhe të arrinin në kufirin e SHBA-së.
Shumica e emigrantëve hynë pa treguar një test negativ Covid-19, të cilin e kërkojnë autoritetet e Guatemalës.
Zëdhënësi i Presidentit të Guatemalës Alejandro Giammattei, Patricia Letona, u tha gazetarëve se karvani ka hyrë në vend me forcë, në shkelje të ligjeve të kufirit shtetëror.
Qeveria e vendit i bëri thirrje Hondurasit që ‘të përmbajë daljen masive të banorëve të saj përmes veprimeve parandaluese mbi një bazë të përhershme’. Emigrantët kërkojnë të arrijnë në kufirin mes Meksikës e SHBA-së pasi shpresojnë që të futen në SHBA pas betimit të demokratit Joe Biden si president i vendit.
Ai ka thënë se do ndryshojë politikën e azilit dhe emigracionit për emigrantët e paligjshem duke rritur shpresat për më shumë se 11 milionë emigrantë të paligjshëm në SHBA.