Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i KLSH-së pret shefen e BKH-së, në qendër të diskutimit prokurimet publike


Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Shehu, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Hajnaj. Takimi është zhvilluar në mjediset e KLSH-së.

Në qendër të takimit dypalësh kanë qenë prokurimet publike. Po kështu është diskutuar edhe për fusha me rëndësi të veçantë në të cilat do të fokusohet procesi i punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në vazhdimësi.

Kreu i KLSH-së dhe drejtuesja e BKH-së theksuan intensifikimin e punës për evidentimin dhe vendosjes para organeve të drejtësisë të shkelësve të ligjit.

Takimi i zotit Shehu dhe zonjën Hajnaj është në vijimësi të takimeve dhe marrëveshjeve që KLSH ka bërë me institucione ligjzbatuese në vend në kuadër të rritjes së frymës së bashkëpunimit mes institucioneve me fokus kryesor luftën ndaj korrupsionit.

Ditët e fundit KLSH-ja ka nisur kontrollin në disa rrugë në vend që kanë shfaqur probleme gjatë përmbytjeve edhe pse ishin rikonstruktuar së fundmi, ku mund të përmendim atë të Borshit, që u ça keqazi pak ditë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *