Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Me procesin e vaksinimit po bëhet propagandë për të fshehur dështimin me pandeminë


Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e quajti procesin e vaksinimit në Shqipëri një propagandë për të fshehur keqmenaxhimin e pandemisë.

Kryemadhi vuri në pikëpyetje numrin e vaksinave dhe transparencën për ardhjen e dozave të para si dhe ritmin për vaksinimin e popullatës.

Kryetarja e LSI-së, shtoi se qeveria ka keqmenaxhuar situatën e pandemisë në vend ku janë mbyllur biznese dhe janë humbur mijëra vende pune.

Me shpirt do të doja ta mbaronte për 14 ditë jo për 14 muaj. Me 900 vaksina si do të vaksinojë ky për 14 ditë të gjithë popullatën. Në një javë janë bërë vetëm 400 doza. Historia sikur Shqipëria po buzëqesh sipas Ramës nuk është gjë tjetër veçse buzëqeshje trishtimi  dhe propagande dhe vazhdim i fasadës së një godine të kalbur. Kjo pandemi për të cilën ne pi flasim ka mbyllur mbi 9000 biznese. Ne mbajmë vendin e parë për mbylljen e  bizneseve dhe keqmenaxhim të situatës. Janë 72 mijë vende pune të humbura që nga mbyllja e parë. Kemi parë atë shëmtirë se si është keqmenaxhar kjo pandemi. Procesi  vaksinimit duhet të tregojë origjinën  e vaksinës dhe nga e ka marrë. Këtë marrëveshje konfidencialiteti ta tregojë brenda institucioneve përkatëse, pasi ne nuk e dimë se deri ku shkojnë këto marrëveshje konfidencialiteti dhe këto marrëdhënie të Ramës kanë treguar se kalojnë përtej sigurisë së shtetit Kryeministri Rama tha që unë jam lypësi më i mirë ndër shqiptarët, në kontekstin e sigurimit të vaksinës dhe arriti të sigurojë dozat e para”-deklaroi Kryemadhi  .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *