Kryetarja e LSI-së ka qenë sot në Papër të Elbasanit ku është takuar me banorët e zonës.
Gjatë bisedës me banorët e zonës, Kryemadhi theksoi se 30% e nevojave të fundit në bujqësi e blegtori prodhohet në vend ndërsa 70% e tyre vijnë nga importi.
Ajo shtoi se një nga mënyra më të mira për të ndihmuar fermerët në vend është bërja e TVSH-së, zero për prodhimet në vend.
“Ne sot po diskutonim që prodhimi vendas, si në bujqësi e blegtori, mbulojmë vetëm 30 % të kërkesave dhe 70 % vjen nga jashtë. Kur prodhimet tona bio, janë të kërkuara nga njerëzit ne nuk plotësojmë dot kërkesat tona. Një nga arsyet që ne duhet të fokusohemi është shitja e produkteve që prodhohen në Shqipëri, Made in Albania, është se i kemi me zero taksë, zero TVSH.
Kjo është një ndër mënyrat më të mira për të ndihmuar dhe fermerin dhe për të joshur konsumatorin shqiptar, për të marrë produktet shqiptare. Produktet shqiptare dalin më të shtrenjta se ato të huaja. Siç ndodh për qumështin e bagëtisë tonë, sepse tregun po e mbyt qumështi maqedonas, boshnjak apo kroat, sepse subvencionohen apo ndihmohen nga politikat e shtetit të tyre dhe ndërkohë ne diskriminojmë dhe nuk e favorizojmë, e gjobisim fermerin tonë.” – tha Kryemadhi.