Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka marrë sot dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.
Mitsotakis u vaksinua për herë të parë më 27 dhjetor, ndërsa sipas gazetës Protothema dozën e dytë e ka marrë mëngjesin e kësaj të hëne.
Kryeministri u vaksinua në spitalin “Attikon” pak pas orës 09:00. Ndërkohë, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve për momentin në Greqi, ka arritur në 80,000 njerëz.
Në ditën e parë të vaksinimit të popullatës së përgjithshme, 3,777 të moshuar kishin caktuar një takim për t’u vaksinuar. Mirëpo 733 nuk mbërritën, ndoshta për shkak të motit të keq ose thjesht nuk dëshironin të vaksinoheshin.
Në vend të tyre, u vaksinuan mjekët nga listat e Shoqatave Mjekësore, në mënyrë që të mos harxhohet asnjë dozë. Kjo do të vazhdojë derisa të aktivizohet lista e Trupave të Sigurisë dhe Forcave të Armatosura.