Vendosni fjalën kyçe....

Kuvendi miraton me 94 vota marrëveshjen për vaksinën anti-covid


Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në seancën e sotme ka miratuar 3 aktet normative për vaksinat kundër koronavirusit.

Në seancë u miratua teksti i marrëveshjes me Pfizerin dhe miratimi i marrëveshjes për furnizimin si edhe akti normativ për dhënie autorizimi për negociata me prodhuesit e vaksinës, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrit për Rindërtimin.

Këto akte u miratuan me 94 vota pro.

Akti normativ për dhënien e autorizimit të MSH dhe ministrit të shtetit për Rindërtimit për zhvillimin e negociatave me prodhuesit e vaksinës anti-covid, u miratua me 94 vota pro, 5 kundër dhe 3 abstenim

Miratimi i tekstit të marrëveshjes nëpërmjet Pfizer dhe MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin, autorizimin e hyrjes dhe administrimit u miratua me 94 pro, 5 kundër dhe 3 abstenim

Miratimi i marrëveshjes së nënshkruar për prodhimin dhe furnizimit të Pfizer me MSH, ISHP dhe Ministrit të Shtetit për Rindërtimin u miratua me 94 pro, 5 kundër dhe 3 abstenim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *