Vendosni fjalën kyçe....

LSI-ja kandidon në Berat mjekun Blenard Nonaj: Pas 25 prillit do hapet një kapitull më i mirë për Shqipërinë


Mjeku Blenard Nonaj do jetë një ndër kandidatët e LSI-së në Qarkun e Beratit dhe konkretisht në rrethin e Skraparit.

Nonaj është propozuar nga Forumet e LSI-së në rrethin e Skraparit dhe i sheh zgjedhjet e 25 prillit si moment që do hapin një kapitull të ri për Shqipërinë.

Mjeku thotë në një intervistë për gazetën Koha Jonë se pas 25 prillit do ketë një rimëkëmbje ekonomike dhe do hapen mijëra vende pune.

Ai thotë se qeveria që do vijë pas 25 prillit do jetë një qeveri e qytetarëve.

Një kapitull i ri për Shqipërinë do të thotë: rikthim të mbizotërimit të ligjit, funksionimit të institucioneve dhe konsolidimit të demokracisë. Do të thotë rimëkëmbje ekonomike të Shqipërisë, hapje e mijëra vendeve të punës, garantimin e arsimit cilësor dhe vendeve të punës të mirëpaguara, do të thotë ulje të numrit të azilantëve shqiptarë në Europë, rikthim të shpresës dhe rikthim të qindra dhe mijëra të rinjve që do të donin ta ndërtonin të ardhmen e tyre në Shqipëri, por që për shkak të papunësisë janë detyruar të emigrojnë. Kapitull i ri për Shqipërinë do të thotë që pas 25 Prillit, ne të kemi një qeveri të qytetarëve, që prioritet ka qytetarët dhe çdo vendimmarrje e saj është në funksion dhe në të mirën e qytetarëve. Ne besojmë fortësisht se pas 25 prillit e gjitha kjo do të ndodhë dhe kapitulli i ri për Shqipërinë është një proces që askush nuk do të jetë në gjendje ta pengojë”-tha Nonaj në një intervistë për Koha Jonë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *