Vendosni fjalën kyçe....

Mark Marku zgjidhet drejtues politik i PD-së në Lezhë


Mark Marku zgjidhet si drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës.

Duke iu referuar burimeve nga selia blu, “ABC News” raporton se kryedemokrati Lulzim Basha ia ka besuar pedagogut Mark Mark qarkun e Lezhës.

Kështu, deputetja socialiste Lindita Nikolla e cila është drejtuese e këtij qarku për PS-në do të ketë përballë pedagogun e gazetarisë në zgjedhjet e 25 prillit.

Mark Marku i cili më parë ka qenë deputet i PD-së, së fundmi i ishte besuar detyra për vlerësimin e kandidaturave për deputetë për këtë parti politike  në zgjedhjet e ardhshme.

Deri tani janë zyrtarizuar vetëm disa nga drejtuesit politikë në qarqe. Përveç Mark Markut, është konfirmuar në Shkodër Helidon Bushati, në Durrës Edi Paloka, në Elbasan Gazmend Bardhi, në Vlorë Bujar Leskaj, në Fier Enkelejd Alibeaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *