Ndahet nga jeta drejtori i medias më të madhe shqiptare në Itali, Franco Tagliarini. Lajmin e ka bërë të ditur për publikun ambasadorja shqiptare në Itali, Anila Bitri.
Bitri shkruan se Tagliarini do t’ju mungojë të gjithëve pasi ka bërë shumë për shqiptarët gjatë viteve që ka qenë pjesë e medieve.
“Lajmi për vdekjen e Dr. FrancoTagliarini, Drejtori i @AlbNews me trishton thelle! Na ka munguar sot në Piazza Albania dhe do të na mungojë gjithmonë, njeriu që bëri aq shumë për Shqipërinë dhe për shqiptarët me kërkimin, arkivimin dhe botimin e tij. PREHU NE PAQE!”, shkruan ambasadorja Bitri.
Tagliarini ka qenë për një kohë të gjatë në krye të Albania News. Ai u diplomua për Shkenca Ekonomike në Universitetin e Romës në vitin 1965. Gazetar që nga viti 1973, ai ka bashkëpunuar me shumë gazeta dhe revista italiane me artikuj dhe komente të librave. Ai gjithashtu ka bashkëpunuar me gazetën në gjuhën italiane “America”
Që nga viti 1974 ai ka qenë president i “Il Veltro Editrice Cooperative Society” dhe redaktor i “Il Veltro – Journal of Italian Civilization”, themeluar në vitin 1957. Ndërsa që nga viti 2011 ai ka qenë kryeredaktor i “Albania News”.
La notizia della scomparsa del Dott. #FrancoTagliarini, Direttore di @AlbNews mi rattrista profondamente! Ci é mancato oggi in Piazza Albania, e ci mancherà sempre, l’uomo che ha fatto tanto per l’Albania e per gli albanesi con la sua ricerca, archiviazione e pubblicazione. RIP! pic.twitter.com/jm2fDXLOtK
— Anila Bitri Lani (@AnilaBitriLani) January 17, 2021