Vendosni fjalën kyçe....

Pampuri takon çiftin e pensionistëve në Tiranë: Morëm 5 milionë lekë borxh për t’u shëruar nga Covidi


Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Orjola Pampuri është takuar paraditen e sotme me një çift pensionistësh në Tiranë, të cilët kanë rrëfyer për vështirësitë me të cilat janë përballur në këtë kohë pandemie.

Siç tregon vetë ai, qytetari Qazim Noka merr vetëm 80 mijë lekë të vjetra, ndërsa e shoqja merr 70 mijë lekë të vjetra në muaj.

Kështu, të moshuar e të sëmurë, dhe pa asnjë të ardhur tjetër, çifti Noka detyrohet ta kalojë muajin me 150 mijë lekë të vjetra. E pasi janë prekur nga koronavirusi janë detyruar të marrin para borxh për të përballuar shpenzimet.

Zoti Noka i tregon ish-deputetes demokrate, se si është detyruar të marrë borxh për vizitat dhe kurën e COVID-19. E gjithë kura sipas tij ka kushtuar rreth 5 milionë lekë të vjetra dhe pavarësisht se mbahen vetëm me pensionin e tyre, nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

BISEDA:

Qazim Noka: Unë quhem Qazim Melaim Noka. Kam vuajtur një sëmundje prej tre muajsh. Krejt vizitat çfarë kanë qenë në fillim dhe mbarim, i kam bërë privatisht. Kemi marrë lekë borxh me gjithë palën. Njëri merr 70, tjetri 80 mijë lekë pension.

Oriola Pampuri: Ndërkohë sa ju kushtojnë ilaçet që keni marrë ju dhe për zonjën për COVID-in?

Qazim Noka: Me të thënë të drejtën ka shkuar te pesa e përpjetë.

Oriola Pampuri: Sa? Pesë?

Hazbie Noka: 5 milionë lekë.

Oriola Pampuri: Dhe ku i keni gjetur këto, ju thatë që i keni marrë borxh?

Qazim Noka: Për Zotin borxh.

Oriola Pampuri: Në të gjithë këtë shteti nuk ka qenë fare prezent që t’ju mbështesë si pensionist?

Qazim Noka: Absolutisht, as edhe një paracetamol më të vogël nuk e kemi marrë prej shtetit.

Oriola Pampuri: Ndërkohë që pensionet tuaja janë 70, 80…

Qazim Noka: 85 merr plaka, 80 marr unë. Dhe kjo ka qenë krejt historia. Me oksigjen, me të tëra gjërat domethënë, është bërë shtëpia spital…

Oriola Pampuri: Gjithçka e keni përballuar me lekët e juaja?

Qazim Noka: Gjithmonë, deri tek një lekëshi. Me i pa është një thes. Shiko si janë.

Oriola Pampuri: Një thes me analiza, që të gjitha kanë kushtuar një mal me lekë.

Qazim Noka: Vallahi kanë kushtuar një mal me lekë. Të dy kemi qenë keq. Unë njëherë ja di Zotit, shyqyr që na ka falur jetën. Ilaçet jo, jo. Ilaçet i kemi borxh.

Oriola Pampuri: Sot si keni larë akoma paratë që keni shpenzuar?

Hazbie Noka: Ku t’i marrim?!

Qazim Noka: Absolutisht, absolutisht!

Hazbie Noka: Nuk na dalin çaj me ble.

Qazim Noka: Me një pension 70, 80, 150 mijë lekë. Çfarë do bëjmë ne me 150 mijë lekë?

Oriola Pampuri: Nuk dilet për të ngrënë, jo më të përballosh ilaçet.

Qazim Noka: Moj për çaj nuk del e për kafe. Kjo ka qenë krejt historia. Ju

Oriola Pampuri: Shyqyr që jeni mirë!

Qazim Noka: Ju falënderoj shumë!

Oriola Pampuri: Ju uroj shëndet dhe shyqyr që e kaluat këtë.

Qazim Noka: Faleminderit shumë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *