Vendosni fjalën kyçe....

Parler kthehet përsëri në internet, por aplikacioni ende është jashtë dyqaneve të “Google”-it dhe “Apple”-it


Shefi ekzekutiv i platformës së mediave sociale Parler, që u zhduk virtualisht pas trazirave në Kapitol, ka publikuar një mesazh të shkurtër në faqen e internetit të kompanisë. Megjithatë aplikacioni i Parler-it mbetet jashtë linje.

“Përshëndetje botë, a është aktive kjo gjë?”– pyeti Matze në një mesazh të shtunën, citon Reuters.

Ai tha se platforma do të rikthehej pasi të zgjidheshin sfidat me të cilat po përballen.

Pak më shumë se një javë më parë, Apple ka ndjekur hapat e Google duke hequr nga ‘dyqani’ i saj faqen konservatore të mediave sociale ‘Parler’.

Më pas edhe Amazon.com e pezulloi Parlerin, duke e lënë rrjetin social nëse nuk mund të gjejë një kompani të re për të pritur shërbimet e tij. Aplikacioni është ende i padisponueshëm për t’u shkarkuar në të treja platformat.

Pas sulmit në Kapitol, përdoruesit e mediave sociale të krahut të djathtë amerikan u dyndën në Parler, pasi Facebook dhe Twitter bllokuan presidentin Donald Trump dhe disa republikanë të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *