Francezët e PSG-së janë të interesuar për të sjellë në Paris argjentinasin Lionel Mesi. Lajmi është pohuar nga drejtori sportiv i klubit, braziliani Leonardo.
Gjatë një interviste për France Fooball, Leonardo tha se lojtarët e mëdhenj si argjentinasi janë përherë në listën e PSG-së.
“Lojtarët e mëdhenj si Mesi janë përherë në listën e PSG-së. Ne jemi pjesë e tavolinës së madhe të klubeve që po ndjekin çështjen.” – tha ndër të tjera Leonardo.
Vetë Mesi ka thënë më herët se nëse do lëvizë nga Barcelona nuk do shkojë kurrë te Reali i Madridit, ndërsa ka shtuar se do japë maksimumin për katalanasit për aq kohë sa do jetë pjesë e klubit.
Në fillim të këtij sezoni Mesi bëri çmos që të largohej nga klubi por nuk arriti, por duhet thënë se marrëdhënia e tij me drejtuesit e Barcelonës është thyer tashmë dhe zor se sezoni tjetër do e gjejë atë në Spanjë. Në garë për argjentinasin është edhe ekipi anglez Mançester Siti i drejtuar nga Guardiola.