Vendosni fjalën kyçe....

Rama emëron Anastas Angjelin në krye të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave


Në prag të zgjedhjeve të 25 prillit Kryeministri Edi Rama, rivendos ekuilibrat në Partinë Socialiste, mes socialisteve të vjetër dhe prurjeve të reja që u promovuan gjatë 8 viteve të rilindjes. Një nga Themeluesit  e PS, Akademik Prof. Dr Anastas Angjeli, u emërua sot Kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Angjeli është një nga ekspertet me të njohur të fushës se ekonomisë dhe Financave, përveç kontributit prej tre dekadash si politikan.

Anastas Angjeli, Prof. Dr në fushën e ekonomisë dhe të financës, me një kontribut të shquar, veçanërisht në atë të financave publike dhe të reformave strukturore në ekonomi. Prej vitit 1982 e më pas ka kontribuar në profesoratin e Fakultetit të Ekonomisë së Universitetit të Tiranës e më tej, pas vitit 1990 me angazhimet e tij në politikë. Deputet i Kuvendit të Shqipërisë për disa mandate që nga 1991 në vazhdim, Ministër i Ekonomisë, Ministër i Financave dhe Ministër i Punës dhe të Çështjeve Sociale. Prof.Dr.Angjeli është themeluesi i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.

Është afirmuar si një nga ekonomistët më të shquar, veçanërisht në aplikimin e reformave të ekonomisë së tregut në Shqipëri. Kontributi i tij i veçantë për reformën buxhetore e fiskale, për zhvillimin e sistemit financiar (bankar dhe jo bankar), për zbatimin e politikave fiskale në dobi të zhvillimit të biznesit dhe të investimeve vendase e të huaja në Shqipëri, për zhvillimin e lirisë ekonomike, për kryerjen e reformave strukturore dhe privatizimin e ekonomisë, për liberalizimin e integrimin e ekonomisë Shqiptare në atë rajonale dhe evropiane, gjatë periudhës së tranzicionit është vlerësuar jo vetëm nga opinioni publik vendas por edhe nga institucionet ekonomiko – financiare ndërkombëtare.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *