Vendosni fjalën kyçe....

Rritet numri i personave me efekte anësore të rënda, pezullohet vaksinimi anti-Covid në Kaliforni


Zyrtarët shëndetësorë të Kalifornisë, SHBA, po u kërkojnë ofruesve të vaksinave që të ndalojnë bërjen e vaksinës kundër Covid-19 të kompanisë Moderna, pasi një numër jashtëzakonisht i lartë i efekteve anësore është vërejtur dhe ka dyshime të forta se kanë të bëjnë me vaksinën.

Dozat nga Moderna dyshohen se kanë shkaktuar një ‘numër më të lartë se zakonisht’ të efekteve anësore dhe duhet të hiqen derisa të bëhet një hetim i duhur, tha të dielën Departamenti i Shëndetit Publik të Kalifornisë.

Epidemiologia shtetërore Dr. Erica S. Pan tha në një deklaratë se ‘më pak se 10 individë’ pësuan ‘një reaksion të mundshëm të rëndë alergjik’ dhe kërkuan kujdes mjekësor gjatë 24 orëve të fundit pasi u injektuan me grupin specifik të vaksinave. Të gjitha incidentet duket se kanë ndodhur në një klinikë të vetme të komunitetit që po kryen vaksinimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *