Vendosni fjalën kyçe....

Ruçi çel sesionin e ri parlamentar: Opozita parlamentare i ka bërë një shërbim të madh vendit


Në çeljen e sesionit të ri parlamentar, kreu i Kuvendit, ka falënderuar opozitën parlamentare për shërbimin e madh që sipas tij, ajo i ka bërë vendit dhe demokracisë.

Ruçi tha se Kuvendi edhe në këtë sesion do vijonte punën për rritur bashkëpunimin me partnerët e vendit, SHBA-në e BE-në.

“Do përshëndesja opozitën parlamentare për shërbimin e madh që i bëri vendit dhe demokracisë. Debatet mes opozitës parlamentare e shumicës shëndoshin institucionet demokratike në vend. Kuvendi i krijoi mundësi opozitës që kishte braktisur sistemin që të ishte pjesë e reformës zgjedhore, në mënyrë që të mos sillej më rrugëve po të merrte pjesë në këtë reformë të rëndësishme.” – tha Ruçi.

Më herët, kreu i Kuvendit tha se reformat e premtuara në fillim të legjislaturës janë plotësuar në pjesën dërrmuese të tyre duke theksuar miratimin e Reformës Zgjedhore e ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Gjatë sesionit të kaluar miratuam Reformën Zgjedhore dhe bëmë funksionale Gjykatën Kushtetuese ashtu siç kishim premtuar. Mund të themi se pjesa dërrmuese e reformave që u morën përsipër në fillim të legjislaturës janë plotësuar.” – shtoi Ruçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *