Vendosni fjalën kyçe....

Tronditet “Samsung”, zv.presidenti dënohet me 2 vjet e gjysmë burg pas skandalit korruptiv


Zv.presidenti i kompanisë Samsung Electronics, Lee Jae-yong, është dënuar me dy vjet e gjysmë burg, pas një gjykimi të ri mbi një skemë të profilit të lartë të ryshfetit që përfshin ish-presidentin e Koresë së Jugut, Park Geun-hye.

Vendimi u njoftua nga Gjykata e Lartë e Seulit të hënën, pasi çështja e korrupsionit kundër Lee u dërgua nga Gjykata e Lartë e vendit për rigjykim.

Shefi i Samsung u shpall fajtor për fshehje të të ardhurave të vëna nga veprimtari të jashtëligjshme, ryshfet dhe përvetësime me vlerë rreth 7.8 milionë dollarë dhe u dënua me 30 muaj burg. Skema e ryshfetit përfshiu një bashkëpunëtor të ish-presidentit Park Geun-hye, i cili aktualisht është dënuar me 20 vite burg.

Dënimi i ri i Lee është dy herë më i lehtë se ai në vitin 2017, kur u burgos për pesë vjet për të njëjtën çështje. Biznesmeni kaloi një vit pas hekurave në atë kohë, para se dënimi të ulej dhe të pezullohej në apel. Ai vit pritet të llogaritet në dënimin e ri, duke lënë vetëm 18 muaj për t’u kryer ende.

Sidoqoftë, dënimi vjen në një kohë fatkeqe për Lee, pasi ai tani nuk do të jetë në gjendje të mbikëqyrë procesin e trashëgimisë nga babai i tij, presidenti i ndjerë i Samsung Group, Lee Kun-hee, i cili vdiq në tetor. Vendimi i gjykatës ka dëmtuar aksionet në bursë të Samsung Electronics, të cilat ranë rreth katër përqind pas shpalljes së vendimit.

Filialet e kompanisë, përfshirë Samsung Life Insurance dhe Samsung C&T gjithashtu kanë humbur vlerën e tyre në treg.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *