Vendosni fjalën kyçe....

Zhdukja e bombolave të oksigjenit nga spitali i Kavajës, zbulohen të tjera hollësi nga dosja hetimore


Të tjera hollësi kanë dalë lidhur me rastin e zhdukjes së disa bombolave të oksigjenit nga spitali i Kavajës para pak ditësh. Sipas dosjes hetimore, oksigjenisti i spitalit kishte marrë 24 bombola nga 30 që janë gjithsesj në spital.

Pasi drejtoresha Loredana Kapidani është njoftuar për këtë gjë ka lajmëruar menjëherë policinë ndërs aka marrë vendimin për pezullimin e 26-vjeçarit.

“Bëmë një mbledhje. Në bisedë Mensur Shtylla na komunikoi se ai do t’i sillte këto 24 copë bombola por pa dhënë detaje se ku ishin ato. Më pas i dhamë afat 5 ditë për t’i sjellë dhe e pezulluam nga puna deri në zgjidhjen e problemit. Më pas u gjetëm 21, domethënë Mensuri kish risjell në depo 15 bombola.” – ka pohuar drejtoresha.

Sipas saj, punonjësi nuk kishte dorëzuar as faturat e pagesës së oksigjenit e pas kësaj është vendosur shkarkimi i tij, shkruan Shqiptarja.

Në dosje thuhet se nuk ka asnjë hollësi që të vërtetojë se oksigjenisti i spitalit të ketë përfituar financiarisht nga kjo gjë. Sipas tij, ai i ka dërguar bombolat te banorët e qytetit me të cilët kishte njohje pasi kishin nevojë për shkak të pandemisë Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *