Më shumë se 130 automjete janë përfshirë në një grumbullim në një autostradë japoneze, duke lënë një të vdekur, pasi bora e madhe mbuloi zona të gjera të Japonisë veriore dhe veri-lindore.
Ngjarja ndodhi rreth mesditës të martën në autostradën Tohoku Express në Osaki, Prefektura Miyagi, duke lënë një person të vdekur dhe 10 të tjerë të shtruar në spital, thanë policia dhe zjarrfikësit.
Reshjet e mëdha të borës vazhdojnë të mbulojnë zona të mëdha të Japonisë veriore dhe veri-lindore, duke krijuar kushte të pafavorshme për ngarjen e makinës. Videot e shfaqura në TV kombëtar tregojnë shkallën e dëmit të shkaktuar, pasi afërsisht 130 automjete mbetën të bllokuara përgjatë autostradës.
Ekipet e shpëtimit po punojnë për të liruar më shumë se 200 pasagjerë të bllokuar në automjetet e tyre në një segment rej 900 metrash të autostradës.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka parashikuar mot më ekstrem, me rajonet Hokuriku, Tohoku dhe Hokkaido që pritet të regjistrojnë reshje dëbore deri në 50 centimetra, 40 cm dhe 30 cm, përkatësisht.