Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas sondazhit të publikuar mbrëmjen e kaluar nga “Syri TV”, i cili e nxirrte fitues të zgjedhjeve të 25 prillit.
“Faleminderit për mbështetjen. Ndryshimi po vjen. Në 25 prill do fitojë Shqipëria!”- shkruan Basha në llogarinë e tij në Facebook dhe në Twitter ku ka publikuar dy artikuj mbi sondazhin.
Sondazhi i publikuar në “Syri TV” mbrëmjen e kaluar është kryer nga kompania ‘Flame Tree Advisors’ dhe në këtë sondazh që përbëhet nga 12 pyetje janë marrë në intervistë 4 mijë qytetarë.
Sipas sondazhit 52 përqindje e të anketuarve e shikojnë Bashën si kryeministër ndërsa 38 përqindje shikojnë Ramën.