Kreu i PD-së deklaroi sot për mediat se Edi Rama ka dështuar me qeverisjen e tij duke bërë që Shqipëria të jetë vendi me krizën më të thellë ekonomike në rajon.
Basha tha nga selia blu se 97% e shqiptarëve paguajnë sot më shumë taksa se 8 vite më parë dhe dështimi i qeverisë nuk mund të fshihet me sulmet ndaj BE-së.
“Kam folur për ndihmën e jashtëzakonshme që BE-ja i ka ofruar Shqipërisë por edhe ndihmën që do i ofrojë në të ardhmen. Për shkak të dështimit të qeverisë Rama, Shqipëria është sot në krizën më të thellë ekonomike. Në 8 vite Edi Rama i ka rritur taksat. 97% e shqiptarëve paguajnë sot më shumë se 8 vite më parë. 40% e të ardhurave të biznesit shkon për taksat e Ramës. Ndihma ekonomikë që qeveria u ka dhënë shqiptarëve është më e ulëta në botë. Shqipëria është sot vendi me krizën më të thellë ekonomike në rajon.” – tha Basha.
Ai shtoi se më 25 prill shqiptarët do votojnë për të larguar qeverisjen e Edi Ramës, duke nisur një rrugëtim të ri drejt normalizimit ekonomiko-shoqëror të vendit.
Kryedemokrati theksoi se PD-ja ka një plan të qartë ekonomik për të frenuar krizën e thellë ku ndodhet vendi.
“Lajmi i mirë është se ditët e kësaj qeverie janë të numëruara. Tirja e Shqipërisë, që u ka marrë paratë shqiptarëve e biznesit e ia ka dhënë një grupi biznesmenesh pranë vetes s’e fsheh dot dështimin. Këto dështime ai nuk mund t’i fshehë duke ia faturuar BE-së.
Kemi një plan konkret ekonomik e së bashku me shqiptarët me 25 prill do largojmë të keqen e do nisim ndryshimin.” – mbylli deklaratën Basha.