Vendosni fjalën kyçe....

Berisha shpërndan lajmin e Gogo.al: Kontrata sekrete e Ramës, do lerë pa vaksinë deri në vjeshtë 2.2 milionë shqiptarë


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për lajmin e publikuar nga Gogo.al që zbuloi kontratën sekrete mes Qeverisë të Republikës së Shqipërisë dhe kompanisë Pfizer/BioNTech për vaksinat anti-covid.

Berisha në komentin e tij në rrjetet sociale thotë se Rama do lerë deri në vjeshtë pa vaksinë 2.2 milionë shqiptarë.

Nëpërmjet kontratës sekrete zbulohet papërgjegjshmëria e kryeministrit.

Postimi i plotë:

Zbulohet superskandali i Edvin Hajdutit me kontratën e vaksinës! Pasi beri për vete vaksinën, lë deri në vjeshte pa vaksinë 2200000 shqiptarë! Miq, i sigurtë për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit, Edvin Hajduti ka dënuar 2,2 milionë shqiptarë duke lënë ata pa vaksina gjer në vjeshtë dhe dimrin e ardhshëm. Kështu kontrata sekrete e tij me kompaninë zbulon aktin e tij të papërgjegjshëm dhe kriminal.

Sipas kontratës që ai ju mbajti sekret shqiptareve vetëm mbi 2.8 milionë qytetar të këtij vendi nuk do mund të vaksinohen para vjeshtës dhe dimrit të ardhshëm. Sipas kontratës sekrete qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer”-i 499 mijë vaksina. Nga këto për muajin janar 10 mijë e 530 doza, duke paguar për një vaksinë 12 dollarë. Kontrata zbulon se vetëm 30 mijë e 420 vaksina do të vijnë në muajin shkurt pra gjithsej do vijnë 40950 vaksina pra të mjaftueshme për vaksinimin e vetëm 20 475 personave nga 2,880000 banor që ka Shqipëria.

Ndërsa të gjitha të tjerat do të vijnë në vjeshtë dhe dimrin që vjen pra 458 mijë e 640 vaksina apo 92% e të gjitha vaksinave të paguara do të vijnë pas muajt shtator. Kriminale! Dënoj me ashpërsine më të madhe këtë akt makabër në kurriz të jetës dhe shendetit te 2.8 milione shqiptareve. I bëj thirrje OBSH të ndërhyje me urgjence për të ndihmuar Shqipërinë për sigurimin e vaksinës jetike për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit. I bëj thirrje opozitës së bashkuar të nise me urgjence përpjekjet për garantimin sa më pare të vaksinës për qytetarët e ketij vendi. Ketu më poshtë keni marrëveshjen sekrete të Edvin Hajdutit me kompaninë Pfizer të publikuar nga portali Gogo.al.

https://gogo.al/ekskluzive-kontrata-sekrete-e-qeverise-me-pfizer-per-vaksinat/


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *