Vendosni fjalën kyçe....

Conte merr votëbesimin edhe Senat


Kryeministri italian Giuseppe Conte mori sot edhe votëbesimin në Senat, që ishte “prova e tij e zjarrit”. 156 deputetë votuan pro qeverisë Conte, ndërsa 140 të tjerë votuan kundër dhe 16 të tjerë abstenuan.

Në përfundim të votimit lideri i ekstremit të djathtë Matteo Salvini kontestoi rezultatin duke thënë se do t’i drejtohet Kolegjit për Apelim.

Lideri i “Italia Viva” Matteo Renzi që u bë shkaktar për krizën pas tërheqjes së dy ministrave të qeverisë, sulmoi sot ashpër kryeministrin në sallë.

Renzi foli për një treg të pahijshëm poltronesh, ndërsa deklaroi se “kemi nevojë për një ekzekutiv të fortë”.

Ndërkohë kreu i qeverisë Cone iu kundërpërgjigj duke i thënë: “Gjithnjë kam qenë i hapur për dialog, por ‘Italia Viva’ ka zgjedhur rrugën e arrogancës. Ne kemi besim se ekipi qeveritar do të forcohet”, tha ai para votimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *