473 persona janë gjobitur me nga 3 mijë lekë në vend lidhur me mosmbajtjen e maskës.
Sipas policisë, katër prej tyre janë shoqëruar fillimisht në komisariat pasi nuk kanë treguar dokumentin e identifikimit e më pas janë lënë të lirë.
12 persona të tjerë janë ndëshkuar me nga 10 mijë lekë të reja pasi janë kapur duke lëvizur pas orës 22:00 pa arsye të domosdoshme.