Vendosni fjalën kyçe....

“Inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë”-Kryemadhi thumbon të larguarit nga LSI-ja


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka komentuar largimet e fundit të ish deputetëve dhe funksionarëve të lartë në partinë që ajo drejton te Partia Socialiste.

“Nuk ka gardë të vjetër e të re në LSI, ka themelues, kontribuues, anëtar partie, network siç e quan brezi i ri. Nuk e di se ku doni të dilni. Asnjëri nga ne nuk është i përjetshëm në LSI, ashtu sikurse është i domosdoshëm në LSI. Nuk ikin duke përplasur derën, asnjë njeri që bën tam tam sikur i ka bërë dëm LSI-së, por duhet të shikojë veten pse LSI nuk e do më” –deklaroi Kryemadhi në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”.

Më pas kryetarja ishte mjaft e ashpër duke u kujtuar dhe bizneset personale dhe madje edhe inceneratorët për të cilët u akuzua Lefter Koka gjatë kohës që ishte ministër i mjedisit.

LSI nuk e mban peng një njeri qoftë edhe për të paguar haraçet e familjes së tij apo kreditë e bizneseve të tjera. Ka mbaruar historia ku mundi i LSI-së të shkojë në bizneset personale. Nuk ka më njerëz që mendojnë për të ardhmen e tyre. Kush nuk e pëlqen, udhë e mbarë. Inceneratorët kanë nevojë për lëndë të parë”– tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *