Shefi i energjisë atomike i Iranit ka thënë se vendi është i gatshëm të shkurtojë programin e tij të pasurimit të uraniumit nëse SHBA-ja i kthehet marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.
Duke folur të hënën, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI), Ali Akbar Salehi, njoftoi se objektet bërthamore iraniane tani po prodhonin 20 gram uranium të pasuruar me 20 për qind çdo orë.
“Bazuar në lajmet e fundit që kam, shkencëtarët iranianë në instalimet bërthamore po prodhojnë 20 gram me uranium të pasuruar me 20 përqind çdo orë; që do të thotë se, praktikisht, ne po prodhojmë gjysmë kilogram çdo ditë.” – tha Salehi, në një intervistë me faqen e internetit në gjuhën persiane Khamenei.ir.
Salehi tha se objektet bërthamore të Iranit ishin në gjendje të rrisnin pasurimin në 20 përqind brenda vetëm 24 orësh nga dekreti i parlamentit. Bosi i energjisë atomike theksoi se Irani është i përgatitur të zvogëlojë programin e tij të pasurimit të uraniumit, por kjo do të varet nga veprimi i SHBA-së.
Ai deklaroi se SHBja duhet të kthehet në marrëveshjen bërthamore, Planin e Përbashkët të Përgjithshëm të Veprimit (JCPOA) dhe të heqë të gjitha sanksionet kundër Iranit, veçanërisht ato që parandalojnë shitjet e naftës të vendit dhe transaksionet bankare.
“Ne prodhojmë dhe ruajmë këtë 20 përqindësh uraniumi të pasuruar dhe nëse ata kthehen në marrëveshjen bërthamore, edhe ne do të kthehemi në zotimet tona.” – vuri në dukje ai.
Programi aktual i pasurimit të uraniumit të Iranit me 20 përqind është më i lartë se niveli 3.67 përqind i rënë dakord në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, por ende shumë poshtë nivelit 90 përqind që konsiderohet i shkallës së armëve bërthamore.