Vendosni fjalën kyçe....

“Jo, jo, në Shqipëri nuk ka njerëz që nuk hanë dot bukë”- Baton Haxhiu


Mbrëmjen e kaluar, analistët Baton Haxhiu dhe Fitim Zekthi u përplasën me njëri-tjetrin lidhur me përplasjen e kryeministrit Edi Rama me BE-në.

Mirëpo debati devijoi në varfërinë e shqiptarëve, ku Zekthi thoshte se qeveria bën propagandë ndërkohë që qytetarët nuk kanë me çfarë ushqehen, ndërsa HAxhiu këmbëngulte se në ventin tonë nuk ka njeri që nuk ka çfarë të hajë.

DEBATI:

Fitim Zekthi: Ne këtu vjedhim zgjedhje, këtu ka njerëz që nuk hanë dot bukë dhe ne bëjmë propagandë.

Baton Haxhiu: A jo, jo, nuk ka në Shqipëri njerëz që nuk hanë dot bukë.

Fitim Zekthi: Njerëzit janë në çadra…

Baton Haxhiu: Po mirë janë në çadra…

Fitim Zekthi: Po ne merremi me këto gjëra Baton, shiko, unë nuk hy tek ata njerëz….

Baton Haxhiu: E do numrin për kokë banori? Veç po të tregoj unë ty, 536 mijë homeless (të pastrehë)i ka Britania e Madhe, 10-fishi i Shqipërisë.

Fitim Zekthi: Baton, sundimin e ligjit dhe të ardhurat për Shqipërinë….

Baton Haxhiu: Ti fole për varfërinë dhe unë të tregova se sa ka Britania të pa strehë.

Fitim Zekthi: Krahasimi nuk ka vlerë. Britania i ka 30 mijë Paund në vit të ardhurat për frymë, ne i kemi 4 mijë dollarë. Varfëria tek ne ka arsye të tjera nga ata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *