Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Melania Trump para largimit nga Shtëpia e Bardhë: Dhuna nuk është kurrë përgjigje


Dy ditë para daljes nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump ka denoncuar dhunën dhe u bëri thirrje amerikanëve që të jenë ‘më të mirë’ me njëri-tjetrin në një video lamtumire të postuar në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

“Mos harroni integritetin dhe vlerat tuaja. Përdorni çdo mundësi për të treguar konsideratë për një person tjetër dhe ndërtoni zakone të mira në jetën tuaj të përditshme. Në të gjitha rrethanat, unë kërkoj që çdo amerikan të jetë ambasador i ‘Be Best’. Të përqendrohesh në atë që na bashkon, të ngresh lart atë që na ndan, të zgjedhësh gjithmonë dashurinë ndaj urrejtjes, paqen mbi dhunën dhe të tjerët para vetes.”– tha ajo në videon gati shtatë minutëshe.

Zonja e Parë e amerikanëve vazhdon: “Ji i apasionuar në gjithçka që bën. Por gjithmonë mbani mend se dhuna nuk është kurrë përgjigjja dhe nuk do të justifikohet kurrë”.

Ajo përfundoi duke shprehur mirënjohje për katër vitet e saj në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë në medie po diskutohet se Melania nuk ka bërë një ofertë paqeje për çiftin Biden që do marrin Shtëpinë e Bardhë me 20 janar, përshembull të ftojë Jill Biden për çaj dhe që të vizitojë rezidencën. Kjo është një traditë që vjen që nga vitet 1950 kur Bess Truman priti zëvendësuesen e saj, Mamie Eisenhower.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *