Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja me Ambasadën Franceze, Rama: Për dashurinë time për Francën konkurroj çdo francez, por ata janë gabim


Kryeministri Edi Rama ka folur përsëri lidhur me përplasjen e tij me Ambasadën Franceze në Tiranë, për çështjen e vaksinave.

Rama thotë se ai nuk ka bërë sherr me BE-në, por ka dhënë një mendim për atë që ai e quan vendim të gabuar. Ai shprehet se për dashurinë që ka ai ndaj Francës, konkuron me çdo francez madje dhe me ambasadoren franceze. Por kjo sipas tij nuk do të thotë se duhet ta mbajë gojën mbyllur përpara diçkaje që e sheh si të padrejtë.

“S’kam bërë asnjë sherr me BE-në dhe smë ndalon askush të jap opinionin tim. Mos u merrni me opinionin tim por me të OBSH-së. Kur thashë mos u merrni me opinionin tim thjesht po jepja një shembull se përse unë kam  të drejtë në këtë rast dhe ata që kanë reaguar. S’ka të drejtë as ambasada franceze dhe as opozita.

Shembulli im është OBSH-ja, merreni se çfarë ka thënë për shpërndarjen e vaksinës, ka shkuar më larg se unë dhe ka thënë jemi në një katastrofë morale për njerëzimin. Unë s’mund të flas në emër të të gjithë njerëzimit, unë nuk jam kaq i madh sa të shprehem me terma globale por nëse e shikoni të paarsyeshme që unë si kryeministri juaj të ngre zërin për ju, më vjen keq por s’mendojnë si ti shqiptarët.

Fakti që ne s’jemi anëtarë të BE-së s’na bën që të rrimë me gojën mbyllur përpara një fakti të tillë.

Është e qartë, unë nuk jam kryeministër i një vendi të BE-së por jam evropian, të paktën njësoj sa ata që flasin në emër të BE-së. Qenien time evropiane se ndryshon dot askush, as nëse jam kryeministër apo qytetari lirë i këtij vendi që kam një zë.

Çfarë thashë unë që u mërzitën këta, është çështje karakteri, opozita karakterin e vet, karakter i dobët. Kur kanë qenë në pushtet i janë përulur me servilizëm kujtdo që flet gjuhë të huaj, unë nuk hy në këtë kategori, kjo që thashë unsë ska të bëjë me mosrespekt.

Për dashurinë time për Francën dhe respektin unë mund të garoj me një francez dhe me ambasadoren. Por s’jemi këtu për këtë. Kur kam sjellë në shembull Francën mudn të kisha marrë dhe një vend tjetër. Vendimi është i gabuar i BE-së, ata gabojnë ne gabojmë. Ne kemi të drejtë të themi kur gabojnë me ne. Këtu është fjala për të mbrojtur njerëzit, dinjitetin.

Për të garantuar mbrojtjen e njerëzve s’e kam gjuhën e nënës për ta vënë në gjumë, pse shqetësoheni keni frikë se mos mërzitet BEja. Dhe po të mërzitet ku është problemi nëse kjo është e vërteta?!”– deklaroi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *