Vendosni fjalën kyçe....

Po flinin në një shteg pas pune, kamioni shtyp për vdekje 15 punëtorë në Indi


Pesëmbëdhjetë punëtorë migrantë kanë humbur jetën, pasi u shtypën nga një kamion ndërsa ata flinin në një shteg.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rajonin perëndimor të Gujarat, në orët e para të kësaj të marte.

Viktimat ishin të gjithë punëtorë që vinin nga rajoni Banswara. Ata ishin duke fjetur në një shteg, kur një traktor i mbushur me kallam sheqeri u përplas me një kamion tjetër.

Shoferi i kamionit humbi kontrollin e automjetit dhe doli nga rruga, duke kaluar në një shteg ku flinin 18 persona.

India Today shkruan se 12 persona vdiqën në vend, ndërsa pjesa tjetër u dërguan në spital. Tre prej tyre ndërruan jetë më vonë.


Policia thotë se ka arrestuar shoferin e kamionit.

Kryeministri indian njoftoi se familjarët e viktimave do të merrnin një shumë modeste parash.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *