Vendosni fjalën kyçe....

Rëndohet bilanci nga tërmeti në Indonezi, shkon në 90 numri i viktimave


Numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm që goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë javën e kaluar u rrit në 90, ndërsa trupat e gjashtë njerëzve të tjerë u gjetën gjatë operacioneve të kërkimit dhe shpëtimit, tha të martën agjencia e katastrofave e vendit.

Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive njoftoi se 79 njerëz u vranë në Mamuju Regency dhe 11 në Majene Regency. Ndërkohë, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nxorrwn 18 njerëz të tjerë nga rrënojat.

Një tërmet me madhësi 6.2 goditi gjashtë kilometra (3.73 milje) në verilindje të qytetit Majene të Premten, në një thellësi prej 10 kilometrash (6.2 milje).

Ndërkohë, Presidenti Joko Widodo vizitoi Mamuju Regency të martën për të vëzhguar kushtet e evakuuarve dhe procesin e evakuimit.

Ai tha se ndërtesat qeveritare të shembura nga tërmeti do të rindërtohen në mënyrë që shërbimet publike të mund të kthehen menjëherë.

Qeveria do të sigurojë gjithashtu ndihmë financiare për shtëpitë e dëmtuara, deklaroi presidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *